Rei Manaj shpërthen sërish në Turqi me golat e shënuara. Sulmuesi shqiptar ka shënuar dy gola në pesë minutat e shtesës, në fitoren 1-3 të ekipit të tij.
Kaisespori dhe Sivaspori po ndanin pikët në barazimin 1-1 dhe në minutën e 3 të shtesës, Manaj shënoi nga penalltia. Vetëm pesë minuta më vonë, sulmuesi shqiptar tundi sërish rrjetën dhe arriti në kuotën e totalit të 8 golave, po aq sa edhe Cikalleshi. /Sport Ekspres/
REY MANAJ SAYS GAME OVER IN KAYSERI!!
90+7′ Kayserispor 1 – 3 Sivassporpic.twitter.com/hBJ7rc87gN
— Football in Türkiye ???? (@KaralarOsman1) January 7, 2024