Milani arriti të fitonte kundër Empolit me shifrat 0-3. Loftus Cheek arriti që të shënonte në minutën e 11 të takimit për t’i dhënë avantazhin kuqezinjëve. Ndërkohë në minutën e 31, ishte Giroud që gjeti golin e dytë nga pika e bardhë e penalltisë.
Një fitore e lehtë për Milanin, teksa autori i golit të tretë ishte Traore, i cili në minutën e 88 vulosi historinë e këtij takimit. Pas kësaj fitore, Milani mban vendin e tretë në Serinë A dhe i afrohet Interit kryesues me 9 pikë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
LOFTUS CHEEK GOAL FROM LEAO ASSIST pic.twitter.com/ZtxFZcPsAp
— Inside Milan (@_InsideMilan) January 7, 2024