Italianët që kanë ndihmuar Kombëtaren shqiptare në sukseset e saj kanë dhënë një rrëfim për emisionin “Exclusive“ në “Top Channel“. Një prej personazheve të intervistuar ishte edhe Edoardo Reja. Trajneri italian ka treguar lidhjen e fortë që ndjen me Shqipërinë, por nuk ka munguar edhe humori. Reja ka thënë mes batutave se i vjen keq që nuk mori dot pasaportën shqiptare. Megjithatë, pranon se për të siguruar nënshtetësinë e vendit tonë, duhet të arrish rezultate, të cilat i munguan.
“Për këtë më vjen keq në fakt (qesh). Nuk munda ta merrja dot pasaportën shqiptare. Por për të marrë atë duhet të kesh rezultat. Erdhi Silvinjo dhe për 8 muaj e mori, unë për tre vite e gjysmë nuk e mora dot. Por nuk pata rezultatet, megjithëse diçka e kam bërë edhe unë“, ka thënë Edoardo Reja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/