Zhoze Murinjo dhe arbitrat e Serisë A gjithmonë marrin vëmendjen pas ndeshjeve të Romës. Edhe mbrëmjen e sotme, si shpesh herë gjatë këtij sezoni, Murinjo është ndëshkuar me karton të kuq. Reagimi i tij mjaft shprehës dhe me mjaft nerv nuk është toleruar nga gjyqtari i ndeshjes mes Romës dhe Atalantës.
Në minutën e 93-të, Murinjo proteston ndaj Aureliano dhe ky i fundit i tregon menjëherë kartonin e kuq. Por stadiumi ishte i gjithi në mbështetje të portugezit. Tifozët në “Olimpiko” nisën të thërrisnin në kor emrin e trajnerit të Romës, duke i dhënë mesazhin se janë gjithmonë pranë tij edhe në momentet e vështira. Murinjo u largua menjëherë nga stadiumi dhe refuzoi të dilte përpara gazetarëve pas përfundimit të ndeshjes me shifrat 1-1./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Jose Mourinho sees red late against Atalanta. ?
He will serve ANOTHER touchline ban. pic.twitter.com/5AiubKPFvd
— CBS Sports Golazo ?? (@CBSSportsGolazo) January 7, 2024