Arbër Hoxha është lojtari më i ri i Dinamos së Zarebit. Lojtari shqiptar është një nga anësorët më të mirë të kampionatit kroat, teksa ra në sy me paraqitjet e zvilluara me fanellën e Slaven Belupos. Në një intervistë të zhvilluar me gazetarin Arlind Sadiku, Hoxha ka konfirmuar se është kontaktuar nga Silvinjo dhe nga FSHF-ja. Ai e lë të hapur mundësinë për t’u veshur kuqezi, e madje nuk ka frikë të thojë se e mirëpret edhe një ftesë për në Euro 2024.
“Sa isha pjesë e Slaven Belupos, ata më kontaktuan (FSHF-ja). Më pajisën me pasaportë shqiptare, gjë që unë e vlerësoj shumë. Pse jo?! Pse të mos vendos për Kombëtaren shqiptare?! Nëse unë kam një performancë shumë të mirë dhe luaj në kontinuitet këtu, përse të mos jem edhe në Euro”, ka deklaruar Arbër Hoxha./Halit Delibashi-Sport Ekspres/