Luçiano Moxhi këshillon Napolin që t’i besojë vendin e drejtorit sportiv Igli Tares. Ish-drejtuesi i Juventusit është shprehur për “Radio crc” se Tare ka një përvojë të suksesshme te Lacio, ku ka siguruar bilanve pozitive për klubin. Sipas tij, Napoli është një pasuri e futbollit italian dhe meriton një drejtor sportiv që di si t’i zgjidhë situatat i vetëm.
“Një emër? Igli Tare. Ka punuar me Lotiton, u vendos te Lacio duke e dërguar pëpara bilancin dhe duke arritur gjithmonë rezultate të rëndësishme. Tare ka pasur shumë përvojë. Nuk dua të ndikoj askënd. Por Tare është ai që nuk donte të qendronte te Lacio sepse nuk shkonte mirë me trajnerin dhe është i lirë për momentin. Napoli është një pasuri e futbollit italian. Ai meriton një një drejtues me thellësinë e nevojshme për të zgjidhur situatat i vetëm”, ka thënë Luçiano Moxhi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/