Karlo Ançeloti ka arritur një tjetër sukses me Realin e Madridit. Trajneri italian ka shkatërruar me rezultatin 4-1 Barcelonën në finalen e Superkupës së Spanjës, duke marrë kështu në duart e tij trofeun. Kreu i pankinës së Realit të Madridit ka deklaruar për mediat pas përfundimit të finales se tashmë ndodhet mbi re falë këtij rezultati të arritur.
“Ne jemi shumë të rrezikshëm. Është shumë e vështirë për rivalët që të ruajnë epërsinë. Gjithashtu jemi mjaft të fortë fizikisht. U krijojmë tepër probleme kundërshtarëve. Tavani është që të përfitojmë nga ky moment. Të vazhdojmë të punojmë, të shijojmë atmosferën. Jam mbi re, por edhe mund të bie. E di që ju do të më zgjoni”, ka thënë Karlo Ançeloti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/