VIDEO/ Manchester City kurorëzohet kampion i Botës, ekipi i Guardiolës ishte i papërballueshëm për Fluminensen

VIDEO/ Manchester City kurorëzohet kampion i Botës, ekipi i Guardiolës ishte i papërballueshëm për Fluminensen

Manchester City është kurorëzuar kampion i Botës. “Qytetarët” kanë fituar Kupën e Botës për klube, duke mposhtur lehtësisht Fluminensen në finale. Ekipi i Guardiolës ishte i papërballueshëm për brazilianët, të cilët u mposhtën thellë 4-0.

Kur po kronometrohej minuta e parë e takimit, Alvarezi shkundi rrjetën e Fluminenses dhe zhbllokoi rezultatin. Në minutën e 27 dyfishohen shifrat e takimit, teksa Nino shënoi autogol. Ndërkohë, në pjesën e dytë të ndeshjen u shënuan edhe dy gola të tjerë. Fodeni në minutën e 72-të dhe Alvarezi në të 88-n fiksuan shifrat përfundimtare në 4-0. Guardiola shton kështu një tjetër trofe që mungonte në vitrinën e Manchester City-t./Halit Delibashi-Sport Ekspres/