Napoli është fituesi i Superkupës së Italisë. Të kaltrit po kalojnë një formë të dobët në kampionat, por ecurinë e tyre negative nuk e kanë përcjellë edhe në fianlen e Superkupës. Skuadra e Maxarrit është përballur me Fiorentinën në Arabinë Saudite, ku ka fituar me shifrat 2-0.
Goli i parë i sfidës u shënua në minutën e 22-të dhe mban autorësinë e Xhovani Simeones. Fiorentina mori në kontroll topin, por pa mundur të jetë e rrezikshme në portën e Napolit. Rezultati 1-0 mbeti në fuqi deri në minutën e 84-t, kur Zerbini dyfishoi shifrat. Po i njëjti lojtar e dërgoi përsëri topin në rrjetë vetëm tre minuta më vonë dhe volosi fitoren e kupës për të kaltrit. Një tjetër trofe për Amir Rrahmanin, i cili sezonin e shkuar u shpall edhe kampion i Italisë me Napolin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
?? Goal: Alessio Zerbin | Napoli 3-0 Fiorentinapic.twitter.com/M3p3g2KO0p
— FootColic ?? (@FootColic) January 18, 2024