Adrion Pajaziti është talenti më i madh i Shqipërisë U-21. Ky futbollist ka statistikat e Armando Brojës së mëparshëm te Shpresat, ndërsa horizonti që ka për lojën, pasimet kyçe dhe goditjet drejt portës, janë të një tjetër niveli.
Pas shumë dëmtimeve të kaluara, Pajaziti u kthye në fushë me Fulham U-21 në ndeshjen e vlefshme për “Premier League International Cup”. Anglezët fituan 2-1 kundër Monaco-s, kryesuan grupin e tyre dhe tani do të jenë në fazën çerekfinale.
Goli i parë u shënua nga Pajaziti në minutën e 20. Talenti shqiptar i cili u pagëzua nga Bushi si “Sulejman Demollari i ri”, la mbrapa 3 lojtarë të Monaco-s me një pasim, ndoqi aksionin dhe më pas shënoi në mënyrë perfekte. /Sport Ekspres/