Përse ndodh gjithmonë kështu me lojtarët shqiptarë? Anis Mehmetin e fshijnë nga lista në Premier League

Një rast që ndodh gjithmonë, prej vitesh, lojtarët shqiptarë nuk mund të mbajnë dot nivelin e lartë. Ka ndodhur në të shkuarën, po ndodh në të tashmen dhe duket se do të vazhdojë dhe për shumë kohë të tjera.

Me pak fjalë, duket të jetë problem mentaliteti. Sa herë vjen niveli më i lartë, lojtarët shqiptarë dështojnë, pavarësisht se kanë treguar potencial të jashtëzakonshëm më herët. I tillë ishte edhe rasti i Anis Mehmetit, që ishte një prej lojtarëve më të mirë me Ipsëich në Championship.
Gjithmonë flitej për të, madje Silvinjo u kryqyëzua që nuk e merrte te Shqipëria. Dhe ja ku vijmë, Ipsëich ngjitet në Premier League dhe kur të gjithë mezi presin për të parë Anis Mehmetin, çuditërisht, ai nuk është më aty.

Pavarësisht se në Championship shkëlqente, për anglezët, Mehmeti nuk ia del dot në Premier League. Ipsëich po luan kundër Sunderland në javën e parë të Premier League dhe Mehmeti nuk ndodhet as në stol. Lojtari shqiptar do të kthehet prapë në Championship në formën e huazimit, me ërexham dhe Birmingham që janë në garë për të. Por edhe nëse ndonjë prej këtyre ekipeve do të ngjitet në Premier League në vitin tjetër, nuk do të ishte çudi që Mehmeti të kthehej prapë në Championship. /Sport Ekspres/