Masimiliano Alegri ka qenë shpesh pre e kritikave. Shkak ka qenë mënyra e tij e të luajturit. Nën drejtimin e tij, Juventusi është akuzuar për lojë të dobët dhe aspak argëtuese. Mjaftonte shënimi i vetëm një goli për të siguruar fitoren dhe loja kthehej në e mërzitshme.
Por në këtë vit ri kalendarik nuk ka vend për kritika. Alegri i ka mbyllur gojën edhe kritikëve të tij më të mëdhenj. Në 5 përballjet e zhvilluara në vitin 2024, Juventusi ka shënuar plot 18 gola, më shumë se çdo ekip tjetër në botë. Për më tepër edhe mbrojtja ka funksionuar në përsosmëri, pasi bardhezinjtë kanë pësuar vetëm 3 gola në 5 takimet e fundit. Një Juventus për rekord, që tashmë ka nisur të kërcënojë seriozisht Interin për kreun./Sport Ekspres/