Armando Broja është kthyer në temë diskutimi këtë merkato. Në mediat britanike është përfolur se Chelsea ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin e tij, ndërsa Fulham-i dhe Wolverhampton-i janë të gatshëm për të përfituar nga kjo mundësi.
I pyetur në konferencë për shtyp për largimin e Brojës, trajneri Pochettino është shprehur: “Për momentin, asnjë lajm. Është qetësi. Diçka e mirë, pasi ne po punojmë mjaft mirë”. Ndërkohë i pagabueshmi i merkatos, Fabrizio Romano, ka paralajmëruar në “Caught offside” se: “Mund të ketë lëvizje në ditët e ardhshme”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/