Zhoze Murinjo u shkarkua nga detyra e trajnerit nga klubi i Romës pak ditë më parë. Portugezi u largua nga Roma, por nuk dëshiron të lërë Italinë. “Special one” ka udhëtuar drejt Barcelonës, ku do të takojë presidentin e Napolit.
Mediat italiane raportojnë se Horge Mendezi, menaxheri i tij, ka organizuar një takim me Aurelio De Laurentisin. Palët do të diskutojnë nëse mund të kenë një bashkëpunim në të ardhmen. Napoli po kalon një periudhë të vështirë në Serinë A dhe Murinjo me përvojën e tij mund të jetë njeriu i duhur për t’i rikthyer te trofetë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/