Dy lojtarë shqiptarë ishin në finalen e Superkupës së Italisë. Kristjan Asllani te Interi dhe Amir Rrahmani te Napoli, u përballën në një ndeshje emocionuese, që përfundoi me shifrat 0-1 në favor të zikaltërve.
Por Asllani e pa ndeshjen nga stoli, ndërsa Rrahmani dha kontributin në fushën e blertë. Menjëherë pas përfundimit të takimit, kamerat kanë fokusuar takimin mes Asllanit dhe Rrahmanit. /Sport Ekspres/