Pak minuta më parë ka qarkulluar një foto në rrjetet sociale, ku shihet rregullorja e brendshme e ekipit të Vllaznisë. “JOQ” ka publikuar këtë fotografi në të cilën lojtarët përballen me dënimet e klubit për gabimet e tyre.
Nëse ka grindje apo ofendime që kalojnë normalen, gjoba është 300 euro. Nëse mungohet në stërvitje pa arsye, futbollistët duhet të paguajnë 200 euro. Gjithashtu gjoba të ndryshme janë edhe për shkelje të tjera nga ana e lojtarëve. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/