Sot mediat gjermane po shkruajnë shumë për faktin se Joshua Kimmich do të largohet nga Bayerni, por jo në fund të këtij sezoni siç pritej. Kimmich tashmë ka zgjedhur një klub të ri, por do të duhet të presë edhe pak për të luajtur me fanellën e asaj skuadre.
Në verë, Bayern mund të fitojë rreth 50 milionë euro nga shitja, sa është çmimi i Kimmich, por siç janë gjërat, nuk do t’ia dalë me sukses. Sipas Kicker, Kimmich do të qëndrojë në Bayern edhe sezonin e ardhshëm dhe më pas do të largohet në verën e vitit 2025 pa kompensim sepse atëherë i skadon kontrata, që është padyshim skenari më i keq për klubin gjerman.
Bayern i ofroi Kimmich një kontratë të re disa herë, por ai e refuzoi atë. Kicker thekson se Kimmich tashmë ka vendosur se ku do të vazhdojë karrierën dhe se do të jetë Barcelona. Ai është i vetëdijshëm se në fund të këtij sezoni Barça nuk mund të paguajë kaq shumë para për të dhe katalanasit i kërkuan që të durojë edhe një sezon dhe të vijë në Camp Nou pa kompensim, gjë që ai dyshohet se ka pranuar ta bëjë.
Në këtë rast, Barcelona do t’i japë atij një kontratë të majme, por sa shumë dëshiron Kimmich të shkojë në klubin katalanas, tregon më së miri fakti se ai madje është gati të ulet në tribuna sezonin e ardhshëm nëse Tuchel dhe drejtuesit e klubit vendosin ta ndëshkojnë atë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/