Barcelona dështon në Kupën e Mbretit. Katalanasit i kanë thënë sot “lamtumirë” këtij kompeticioni. Atletik Bilbao i ka mposhtur me shifrat 4-2, në një ndeshje që zgjati për më shumë se 120 minuta. Bardhekuqtë befasuan ekipin e Ksavit që në fillim të lojës. Garuzeta e dërgoi topin në rrjetë vetëm 36 minuta pas nisjes së takimit, duke shtangur kundërshtarët.
Barcelona reagon po në pjesën e parë të ndeshjes, teksa Levandovski (26’) dje Jamali (32’) përmbysën përkohësisht shifrat. Megjithatë, fraksioni i dytë i lojës nis në mënyrën më të keqe për ta. Kronometri po maste minutën e 49, kur Sanceti ktheu sërish baraspeshën. Koha e rregullt mbaroi me rezultatin 2-2 dhe për të përcaktuar fituesin u nevojit koha shtesë. Injaki Uilliamsi në minutën e 105’+2’ dhe në fund Niko Uilliamsi në minutën 120’+1’ vulosën eliminimin e Barcelonës në fazën çerekfinale të Kupës së Mbretit. Një rezultat mëse zhgënjyes për klubin katalanas./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
NICO WILLIAMS TRIVELA WHAT A GOAL OH MY DAYS…
4-2 BARCELONA ARE OUT!!!pic.twitter.com/ZSBvFoQoeG
— Noodle Vini (@vini_ball) January 24, 2024