Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka reaguar ndaj trajnerit të Barcelonës, Xavi Hernandez dhe presidentit Joan Laporta, pas komenteve të tyre rreth mënyrës sesi u mbajt drejtësia e gjykimit në Spanjë. Pasi Real Madridi mundi Almerian 3-2 të dielën, duke përfshirë një numër ndërhyrjesh të diskutueshme VAR, Xavi u tha gazetarëve se “të gjithë e patë se çfarë ndodhi, do të jetë e vështirë të fitosh këtë kampionat”.
Ndërkohë, Laporta foli më vonë gjatë javës dhe ishte shumë më i fortë, duke deklaruar se “La Liga është e manipuluar dhe VAR-i është marrë peng”.Ancelotti tha se kjo ishte një mënyrë për të tërhequr vëmendjen nga rasti Negreiro, i cili mori një kthesë të madhe këtë javë. “Ata folën shumë këtë javë. Dua të them, siç thashë më parë, nuk më pëlqen të futem në gjëra të tilla. Nuk duhet ta largojmë vëmendjen nga çështja kryesore. Të gjithë e dinë se çfarë ka ndodhur në 23 vitet e fundit në futbollin spanjoll, këtu është problemi. Liga nuk u falsifikua, futbolli spanjoll kishte probleme. Tani prokuroria dhe policia antikorrupsion po kryejnë hetime dhe tani duhet të presim. Nuk duhet ta largojmë vëmendjen nga çështja kyçe”, tha Ancelotti. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/