Është fenomeni i të gjitha qyteteve në Shqipëri! Në një intervistë që është bërë virale në Tik Tok, shihen dy lojtarë të Bylisit teksa tregojnë aventurën e tyre në vendin tonë. Vërtet interesante ishte deklarata e dhënë nga ana e Aboubacar, i cili u shpreh se të gjitha femrat janë larguar nga Ballshi në Tiranë dhe për këtë arsye është e vështirë që të gjesh një të dashur.
“Menaxheri më tha që të vija në Shqipëri te Bylis, se është ekip i mirë, se ka lojtarë të rinj dhe se do të ishte mirë për mua. Njerëzit këtu? Disa janë të mirë, disa jo edhe aq. Stërvitemi dhe më pas shkojmë që të flemë. Të dashur? Jooo… Femrat shqiptare janë të mira, por shumica e tyre janë larguar në Tiranë. Këto që janë këtu në Ballsh, janë të vogla, 11-12 vjeç. Një pjesë tjetër janë martuar tani”, tha Abaubacar. /Sport Ekspres/