Forma e dobët e Chelsea-t këtë sezon i është faturuar Mauricio Pochettino-s. Numrit të personave që kërkojnë largimin e tij iu bashkua edhe bashkëshortja e Thiago Silvës. Deklarata e saj për një ndryshim në krye të pankinës pati një jehonë mediatike, që duket se ka sjellë pasojat e saj te vetë mbrojtësi Brazilian.
Pochettino “u hakmorr” ndaj Thiago Silvës, duke e ulur në stol mbrëmjen e sotme. Chelsea po përballet me Aston Villa-n në çerekfinale të “FA Cup”, por emri i veteranit të mbrojtjes mungonte në formacionin fillestar. I pyetur në lidhje me arsyen e mospranisë së Thiago Silvës në 11-she, Pochettino u përgjigj: “Unë i zgjedh gjithmonë lojtarët në bazë të performancës dhe balancës. Kjo është. Asgjë më tepër? Përgjigja ime ishte e qartë”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/