Marash Kumbulla është prezantuar përpara mediave si lojtari më i ri i Sasuolos. Mbrojtësi shqiptar i ka cilësuar si tre vite të rëndësishme ato që kaloi me Romën, nga ku veçon fitimin e Ligës së Konferencës në Tiranë. Kumbulla është shprehur se ofertën e Sasuolos e pranoi nga ngurim dhe se po rekuperohet për të dhënë kontributin në fushë për skuadrën e tij të re.
“Tre vite të rëndësishme, me ulje-ngritje. Megjithatë, mbaj mend finalen e Ligës së Konferencës të fituar në Tiranë, vendin tim. Jam i lidhur me Shqipërinë, tokën e prindërve të mi. Edhe pse kam lindur në Itali, zgjodha të luaja për atë Kombëtare, një ditë shpresoj ta vesh atë fanellë. Kur Sasuolo më kërkoi, thashë po menjëherë, nuk pata asnjë hezitim. Thjesht po shërohem nga një dëmtim muskulor, por po shërohem. Më duhet vetëm të qëndroj në fushë, atëherë do të jem në njëqind për njëqind dhe do të jem gati të jap kontributin tim për Sasuolon”, ka deklaruar Marash Kumbulla./Halit Delibashi-Sport Ekspres/