Tifozët e Milanit prisnin me padurim që Gianuligi Donnarumma të kthehej në San Siro. Ata e pritën në ndeshjen e javës së 4-të të Champions League dhe patën mundësinë të hakmerren, gjë që në fund e bënë.
Sapo doli për nxehje, portieri u prit me fishkëllima të mëdha, që ishte një tregues i ferrit që do të kalonte gjatë ndeshjes. Pak para fillimit të ndeshjes, tifozët e Milanit hodhën mijëra kartëmonedha false me fytyrën e Donnarumma dhe fjalën mercenar të shkruar në të. Në atë moment, kamerat kanë kapur edhe Kylian Mbappe, i cili nuk është solidarizuar me shokun e skuadrës, përkundrazi, ishte duke qeshur. /Sport Ekspres/
Mbappe’s reaction on people throwing money on Donnarumma is killing me manpic.twitter.com/EVCh4j6oxR
— Dr Yash ? (@YashRMFC) November 7, 2023