Në “Santiago Bernabeu” u zhvillua sot një nga ndeshjet më vendimtare të kampionatit spanjoll. Reali i Madridit ka zgjuar Gironën nga ëndrrat për titullin kampion. “Los blanos” kanë shpartalluar katalanasit me shifrat e thella 4-0, duke i treguar përse njihen ndryshe si “mbretërit e Europës”.
Madrilenët ishin të papërmbajtshëm që në nisje të takimit. Vetëm 6 minuta nga fillimi i lojës, Vinicius Xhuniori hapi serinë e golave. Në listën e golashënuesëve nuk mungoi as i përhershmi, Bellinghemi. Ky i fundit e dërgoi topin në rrjetë dy herë, fillimisht në miutën e 36 dhe më pas në të 54-tën. Goditjen fatale e dhe Rodrigo, i cili në minutën e 61-të fiksoi shifrat në 4-0. Reali i Madridit shkon kështu në kuotën e 61 pikëve në krye të La Ligës, me 5 pikë më tepër se Girona e vendit të dytë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
RODRYGO WHAT A GOAL! ? pic.twitter.com/LviVRWJqCd
— TC (@totalcristiano) February 10, 2024