Girona është mposhtur sot me shifrat e thella 4-0 nga Reali i Madridit. Ekipi që ka befasuar opinionin sportive në Spanjë nuk mund të mbante dot mbi supe peshën e të luajturit një ndeshje vendimtare për titullin kampion kundër një skuadreje të nivelit të madrilenëve. Trajneri i Gironës ka ulur me këmbë në tokë të gjithë me deklaratën e dhënë në konferencë për shtyp pas ndeshjes. Migel Munjozi ka thënë se skuadra e tij nuk është në nivelin e Realit, Barcelonës, apo Atletiko Madridit. Sipas tij, gara për Gironën është ajo e pjesëmarrjes në një nga kompeticionet e UEFA-s.
“Liga jonë janë Atletiko Bilbao, Real Sosiedadi, Real Betisi dhe Valencia. Nuk mund të jemi në nivelin e Realit të Madridit, i morëm pikë Barcelonës, por nuk jemi në ligën e tyre dhe të Atletiko Madridit. Nuk jemi kandidati i 4-t. Kjo është ajo që mendoj dhe që kam menduar gjithmonë. Ekipi do të punojë mirë. Nëse qendrojmë të përulur dhe punojnë si kemi punuar, besoj se jemi kandidatë për të qenë në Europë vitin e ardhshëm”, ka thënë Migel Munjozi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/