Arbitri Irfan Peljto dhe ndihmësi i tij Senad Ibrišimbegovi? janë tema kryesore e mediave evropiane pas golit të anuluar të RB Leipzig në ndeshjen me Real Madridin. Për këtë temë ka shumë mendime të ndryshme dhe është interesant fakti se mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, beson se goli duhej të pranohej.
Tifozëve të Real Madridit nuk do t’ju pëlqejë ajo që tha mesfushori Toni Kroos pas ndeshjes kundër RB Leipzig në të cilën klubi mbretëror festoi fitoren 1-0. “Unë e shoh në të njëjtën mënyrë. Portieri nuk ishte askund afër topit. Ai duhet të kishte pranuar golin. Nuk kam çfarë të them tjetër”, tha Toni Kroos. /Sport Ekspres/