Çështja ‘Mbape’ ka marrë një zgjidhje përfundimtare. E ardhmja e sulmuesit francez ka qenë një temë e gjatë diskutimi në media. Lojtari 25-vjeçar ka vendosur përfundimisht për t’i dhënë fund bashkëpunimit me PSG-në.
Fabricio Romano bën me dije se sulmuesi i ka komunikuar presidentit Al Kelaifi vendimin e tij për t’u larguar nga klubi parisien në fund të sezonit. Mbape nuk do të rinovojë kontratën me PSG-në, duke zgjedhur të largohet si lojtar i lirë në verën e ardhshme, kur skadon edhe kontrata aktuale me klubin francez.
Futbollisti i Kombëtares së Francës ka respektuar marrëveshjen e nderit me Al Kelaifin, ku kishin rëndë dakort se nëse Mbape vendoste për largimin, atëherë do të njoftonte personalisht presidentin e PSG-së si dhe do të hiqte dorë nga bonusi i besnikërisë./Halit Deliashi-Sport Ekspres/