Silvinjo dhe Zabaleta vazhdojnë udhëtimet për të ndjekur nga afër lojtarët e Shqipërisë. Pas Turqisë dhe Gjermanisë, këtë herë, destinacioni ishte Anglia.
Trajnerët e Shqipërisë janë fiksuar nga kamera, teksa gjendeshin të pranishëm për të ndjekur Fulham-Aston Villa. Qëllimi ishte Armando Broja, por për shkak të një viroze, sulmuesi u la jashtë skuadrës.
Megjithatë këtë udhëtim Silvinjo do ta shfrytëzojë pasi pritet të ketë një takim me Brojën pas mbylljes së ndeshjes. /Sport Ekspres/