Juventusi po kalon një periudhë të vështirë në kampionat. Bardhezinjtë vazhdojnë të lëshojnë terren në Serinë A, pasi për të 4-tën ndeshje radhazi dështojnë të marrin tre pikët. Ekipi i Alegrit është ndalur në një barazim 2-2 nga Verona mbrëjen e sotme.
Verdheblutë gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 11 me anë të Folorunshos, por Valoviçi riktheu baraspeshën nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 28. Në të 52-tën Noslini shënoi golin e dytë për Veronën, por vetë 3 minuta më vonë Rabio fiksoi shifrat në 2-2. Juventusi merr vetëm 1 pikë në këtë transfertë dhe gjendet 2 pikë sipër Milanit në renditje. Megjithatë, kuqezinjtë kanë një ndeshje më tepër në dispozicion për të realizuar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
?? Goal: Tijjani Noslin | Hellas Verona 2-1 Juventuspic.twitter.com/BKuz4cfTKr
— FootColic ?? (@FootColic) February 17, 2024