Pas një shpërthimi te Lokomotiva e Zagrebit, Indrit Tuci bëri një hap të madh duke kaluar te Sparta e Pragës. Sulmuesi shqiptar po fillon që të marrë minuta te kryesuesit çek, teksa është aktivizuar për 26 minuta në përballjen e fundit kundër Liberec.
Paraqitja e tij pozitive ka bërë që të fitojë dalëngadalë dashurinë e tifozëve të Spartës, pavarësisht se nuk ka dalë ende te goli. Shumë tifozë të Spartës kanë pritur pas ndeshjes së fundit Indrit Tucin, për të bërë një foto me të. /Sport Ekspres/