Teuta-Tirana ka përfunduar në baraspeshë 0-0. Ndeshja ishte e vlefshme për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Skuadrat do të ballafaqohen sërish me njëra-tjetrën në ndeshjen e kthimit, ku do të vendoset edhe gjysmëfinalisti i Kupës së Shqipërisë. Pas përfundimit të ndeshjes, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Skaner” në “MCN TV”.
Martini (Teuta): “Tirana luajti me shumë forca në mesin e fushës dhe në mbojtje. Ndeshjet e kupës janë pak specifike, sepse janë me dy takimi. E bllokuam Tiranën në lojën nga poshtë nga portiere. Na vuri pak në vështirësi me qarkullimin e topit në pjesën e parë. Me ndryshimet e bëra në pjesën dytë filluam ne të qarkullonim më shumë topin. Patëm edhe ne rastet tona. Ne kemi forcën që të luajmë përballë Tiranës si të barabartë. Por janë dy ndeshje. Mund të gabosh dhe nuk e ngre dot më kokën. Mund të kishim dhënë edhe pak më tepër. Unë edhe para ndeshjes i kam thënë djemve se Kupa është një mundësi që të çon drejt Europës. Në gjendjen që është Tirana, mund të kualifikohemi. Dua t’i mbaj afër të dyja rrugët (kampionatin dhe kupën)”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/