Interi është duke luajtur ndeshjen e raundit të 1/8-ve në Ligën e Kampionëve kundër Atletikos së Madridit. Rezultati është ende në baraspeshë 0-0. Në momentin kur kronometri po maste minutën e 13 të takimit, zikaltrit pretenduan për një 11 metërsh.
Topi i harkuar në zonën e Atletikos u devijua dhe më pas u përplas në krahun e njërit prej lojtarëve të skuadrës madrilene. Futbollstët e Interit kërkuan njëzëri penallti, por gjyqtari lejoi lojën të vazhdonte. Sipas tij, dora ishte në pozicionin e saj natyral./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Inter claims for handball PENALTY! #INTATM pic.twitter.com/6mAUFKPAsa
— Sandeep (@BCFCSandeep) February 20, 2024