Kros është tërhequr nga Kombëtarja e Gjermanisë pas 106 ndeshjeve të zhvilluara, por po mendon që të rikthehet në Kombëtare. Kjo pasi në Gjermani duan që Kros t’i ndihmojë në Euro 2024. Mesfushori i Real Madrid duket se nuk ka zgjidhje tjetër, por njëkohësisht tregoi sesi është poshtëruar me një njoftim në email nga Federata Gjermane.
“Sot mora një mesazh me email që thoshte: ‘Përshëndetje, i dashur Toni, dëshirojmë t’ju informojmë se DFB dhe UEFA mund të ofrojnë një tjetër ofertë ekskluzive për ish-lojtarët kombëtarë. Por nuk ka qenë pa pagesë, çmimet janë 600 euro për ndeshjen e parë dhe 400 për dy të tjerat! Të paktën unë pata nderin të më thërrisnin ‘I dashur Toni’, por ata i harruan ato 106 ndeshje!”, tha Kroos. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/