Dinamo ka arritur që të fitojë kundër Skënderbeut në shifrat 0-1. Goli i vetëm i këtij takimi është shënuar nga ana e Lorenzo Vilës. Ky i fundit nuk do të gabonte në minutën e 52, aty ku arriti që të mposht portierin nga 11 metrat.
Në një stadium me paraqitje të kënaqshme nga tifozët, Skënderbeu nuk ia doli dot në “finalen e Final Four”. Themi kështu pasi të dy ekipet ishin thuajse në të njëjtën pozicion, por falë kësaj fitore, Dinamo nën drejtimin e Mehmetit arrin në vendin e katërt dhe parakalon Tiranën. Kështu Skënderbeu ka humbur shumë terren për katër vendet e para në renditje, ndërsa lufta duket se do të bëhet mes Dinamos dhe Tiranës. /Sport Ekspres/