Janë të paktë futbollistët që thonë në publik se janë më të mirët në pozicionin e tyre. Ata që e bëjnë këtë zakonisht nënkuptojnë se po shpërthejnë nga vetëbesimi, megjithëse mund të ndodhë që statistikat të tregojnë pikërisht të kundërtën.
Truri i skuadrës të Interit është padyshim Calhanoglu, i cili po shkëlqen këtë sezon. Ai shkoi aq larg sa tha se është më i miri në Evropë. Në një intervistë për DAZN, mesfushori turk ka thënë se konsiderohet si organizatori më i mirë i lojës dhe pas tij ka renditur Toni Kroos nga Real Madrid dhe Rodrigo nga Manchester City.
“Para disa muajsh thashë se isha ndër pesë organizatorët më të mirë të lojës, por askush nuk më besoi. Por unë besoj në veten time, i di cilësitë e mia dhe nuk kam frikë nga askush. Tani unë jam në vendin e parë, pastaj Rodri, pastaj Kroos, dhe më pas Kimmich nga Bayern dhe Enzo Fernandez nga Chelsea. Askush nuk i shënon golat që unë shënoj. Unë nuk shënoj nga një metër por nga distanca, ndoshta nga një goditje e lirë, arrij të bëj gjëra të vështira”, shtoi Calhanoglu. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/