Dinamo e Zagrebit është kualifikuar në fazën e 1/16-ve në Ligën e Konferencës. Kroatët kanë barazuar 1-1 kundër Real Betisit në “Maksimir”, ndërsa ndeshjen e parë e kishin fituar me shifrat minimale 0-1.
Spanjollët shënuan të parët me anë të Bakambusë në minutën e 38, ndërsa Takuro Kanekua barazoi shifrat në minutën e 59. Meritë në këtë gol mban edhe Arbër Hoxha. Anësori shqiptar dha një pasim të përsosur për shokun e tij të skuadrës, i cili, pak metra larg portës, nuk e kishte të vështirë ta shtynte topin në rrjetë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
TAKURO KANEKO SCORES AND MAKES IT 1-1 AT MAKSIMIR!
Kaneko scores an important goal for Dinamo that changes the result to 2-1 for Dinamo on aggregate.
Hoxha with the assist. ?pic.twitter.com/qZ6FKqtAFQ
— ?? (@TheCroatianLad) February 22, 2024