Redon Xhixha ka kërkuar largimin nga Qarabag në merkaton e verës pasi dëshironte të konkurronte për të bindur Silvinjon, që të merrte një ftesë në Europian.
Por te Qarabag nuk e kanë lëshuar, duke kërkuar që Xhixha të konkurronte për vendin e titullarit. Për momentin ish-lojtari i Tiranës nuk po gjen ende minuta, por fati i troket në derë.
Shorti i Europa League për 1/16 e vendos Qarabag kundër Leverkusen. Kjo është përralla më e bukur e Europës, teksa makineria e Xabi Alonso ka lënë pas vetes edhe Bayern Munchen.
Xhixha sheh përballë vetes Granit Xhakën dhe nëse do të arrijë të bind trajnerin për të luajtur titullar dhe për të lënë gjurmë në këtë ndeshje, me siguri që do të tërhiqte shumë vëmendje. Në të kundërt, shanset e Xhixhës zerohen për një ftesë. /Sport Ekspres/