Kristjan Asllani ka dhënë asistin e tij të dytë me fanelën e Interit. Mesfushori shqiptar e nisi si titullar ndeshjen e sotme kundër Leçes dhe e shpërbleu menjëherë besimin e dhënë nga Inzagi. 21-vjeçari dha një pasim të përsosur me të jashtmen e këmbës së tij të djathtë, që nxorri Lautaro Martinezin përballë portierit kundërshtar. Sulmuesi argjentinas e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 16 dhe drejton gishtin nga Asllani, për t’i dhënë këtij të fundit meritat e golit të shënuar./Halit Deliashi-Sport Ekspres/
???GOAL???
?? Lautaro MartinezInter 1-0 Lecce
LAUTARO MARTINEZ OPENS THE SCORING FOR INTER! pic.twitter.com/uJ66zeO6XK
— Footy Weekly (Banky) (@FootyBanks) February 25, 2024