Kemi luftuar shumë gjatë për këtë dhe më në fund, ia dolëm! Në një intervistë të gazetarit turk, Kaan Bayazit, në emisionin “Koha Shtesë” ku u fol veçanërisht për Ernest Mucin dhe Rei Manajn, u prek edhe pjesa e lojtarëve shqiptarë në përgjithëse. Bayazit u shpreh se shqiptarët kanë aq shumë talent, sa kanë furnizuar edhe Kombëtaret e tjera. (Emisionin e plot në Kohë Shtesë e gjeni duke klikuar më poshtë)
“Unë nuk jam i surprizuar nga rritja juaj në futboll. Ju keni aq shumë lojtarë të mirë, aq sa keni furnizuar edhe Kombëtare të tjera. Gjithashtu keni mentalitetin e duhur, atë luftarak. Unë e pres Shqipërinë që të rritet akoma më shumë, pres që lojtarët nga vendi juaj të shklojnë në pesë kampionatet më të forta në Europë, të ketë më shumë Ernest Muci.
10 vite më parë, në Belgjikë papritmas shumë talente të rinj nga Belgjika filluan të shkonin në pesë kampionatet më të forta në Europë. Pastaj kjo Kombëtare erdhi në nivelin më të lartë. Pra nëse lojtarët nga Shqipëria do të jenë në pesë kampionatet më të forta në Europë, do të japin kontribut në Kombëtare dhe më pas mund të kthehen për të dhënë përvojën e tyre edhe në kampionatin vendas, pasi të kalojnë shumë vite”, tha Bayazit. /Sport Ekspres/