Ivan Balliu ka luajtur sot ndeshjen e tij numër 100 me fanellën e Rajo Vajekanos. Vetë klubi i La Ligas ka uruar mbrojtësin shqiptar në llogarinë e vetë zyrtare në “Tuiter”. “Ivan Balliu, urime për arritjen e numrit të 100 ndeshjeve zyrtare me Rajo Vajekanon”, ka shkruar klubi spanjoll.
Ndërkohë 95 prej paraqitjeve të tij i përkasin ndeshjeve të kampionatit, ndërsa 5 të tjera atyre të kupës. Megjithatë, kjo ditë e veçantë e lojtarit të Kombëtares shqiptare nuk është festuar me pikë. Rajo Vajekano është mposhtur sot me rezultatin 3-0 nga Zhirona në transfertë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
?? ¡Felicidades @ivan_balliu por alcanzar la cifra de ? partidos oficiales con el Rayo Vallecano! ? pic.twitter.com/R9YHn2APqT
— Rayo Vallecano (@RayoVallecano) February 26, 2024