Kampionati në Korenë e Jugut nuk ka nisur ende. Megjithatë Jasir Asani është duke punuar për të dhënë më të mirën te Gëangju, por edhe për të qenë gati për Kombëtaren. Në kohët e fundit nuk keni dëgjuar për golat e Asanit pasi Gëangju nuk ka pasur ndeshje, kampionati fillon në 2 mars.
Nga stërvitja vijnë lajme të mira, Jasiri është ende ai që ka magjepsur me Kombëtaren. Në video shihet sesi sulmuesi shqiptar gjen vazhdimisht cepin e rrjetës, atje ku portieri e ka të pamundur që të mbërrijë. /Sport Ekspres/
Jasir Asani ne stervitje ??? pic.twitter.com/Z93PC3AqV0
— Klaudio Ndreca (@klaudiondreca7) February 28, 2024