Beshiktashi është gjysmëfinalisti i radhës në Kupën e Turqisë. Bardhezinjtë kanë mposhtur Koniasporin me rezultatin 2-0, duke siguruar kështu kualifikimin. Ernest Muçi ka zhvilluar një paraqitje pozitive mbrëmjen e sotme, teksa pas grushtimit të goditjes së tij u shënua edhe goli i parë i ndeshjes.
Ndërkohë, 22-vjeçari ka tërhequr vëmendjen edhe me lëvizjet e tij në fushën e lojës. Në minutën e 57, Muçi kishte topin në zotërim në gjysmëfushën kundërshtare. Megjithëse po mbahej në mbulim nga dy kundërshtarë, ish-lojtari i Tiranës arriti t’i driblonte të dy. Më pas Muçi shërbeu saktë në zonë për Milot Rashicën, i cili humbi mundësinë e tij për të shënuar në portën e Koniasporit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Ernest Muçi.? pic.twitter.com/yAZynEvuxX
— Çok Sevdik Be Abi (@CokSevdikkBeAbi) February 28, 2024