Kristjan Asllani ka zëvendësuar me sukses mungesën e Hakan Çalhanoglusë. Ky i fundit do të jetë gati pas dëmtimit në ndeshjen kundër Bolonjës, duke e lënë bosh vendin e tij në mesin e fushës për sfidën e nesërme kundër Xhenoas. Inzagi nuk ka dyshime për zëvendësuesin e tij.
Xhanluka Di Marcio raporton se Kristjan Asllani do të jetë nga minuta e parë në fushë për të “dirigjuar” lojën e zikaltërve. Kjo do të jetë ndeshja e tretë radhazi që lojtari shqiptarë do të luajë me fanellën e titullarit te Interi. Më herët Asllani luajti nga minuta e parë kundër Leçes dhe Atalantës, ku ka lënë përshtypje mjaft të mira me lojën e zhvilluar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/