Granada nuk po reagon dot me situatën e vështirë në të cilën gjendet në La Liga. Ekipi i sulmuesit shqiptar, Uzunit, ka marrë një tjetër humbje, këtë herë në shifrat 5-1 ndaj Villareal. Futbollisti shqiptar luajti për 90 minuta në këtë takim, por nuk mundi dot që të shënonte.
Sa i përket Granadas, kjo skuadër ndodhet në vendin e parafundit. Kur kanë mbetur edhe 12 ndeshje nga fundi i kampionatit, Granada ndodhet 10 pikë larg Celta Vigos, që ndodhet në vendin që të shpëton nga zona e rënies. Një diferencë e madhe pikësh dhe me këtë formë të skuadrës së Uzunit, mbijetesa është më shumë se një mision i vështirë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/