Kristjan Asllani po shijon më në fund momentin e tij te Interi. Paraqitjet e tij pozitive në fushën e lojës sot janë shpërblyer edhe me një gol. Mesfushori shqiptar ka festuar sot golin e tij të parë me fanellën e Interit. Asllani u shërbye në zonën e Xhenoas, nga ku shkundi rrjetën.
Gëzimi ishte i gjithi i përligjur. Në “San Siron” e tejmbushur, të gjithë thërrisnin në kor emrin e tij. Interi është duke fituar me shifrat 1-0 kundër Xhenoas, teksa ende është duke u zhvilluar pjesa e parë e lojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
?? GOAL: Asllani scores the opener! Inter will go FIFTEEN POINTS CLEAR with a win!!! ????
Inter 1-0 Genoa
— FootballingGods • Football • Fútbol • Soccer (@footballinggod5) March 4, 2024