VIDEO/ Pamjet e tregojnë! Nuk ishte grushti i Kabayel, Nelson Hysa kërkoi të hidhej peshqiri më para

Nelson Hysa kishte shansin e jetës për të marrë titullin si kampion i botës, por nuk ia doli. Ai humbi karshi Kabayel, që i dominoi dy raundet e para dhe në fund Hysa u dëmtua, duke zgjedhur përfundimin e ndeshjes.

Kjo përballje është mbyllur në një mënyrë paksa të çuditshme pasi Hysa shkoi në krahun e ringut të tij dhe i kërkoi stafit që të hidhte peshqirin, duke mos u mbrojtur më. Në atë moment, Kabayel shkoi për t’i dhënë dy goditje, por në fakt Hysa e kishte bërë më parë zgjedhjen për përfundimin e takimit pasi ishte dëmtuar. Në fund kishte pak momente përplasje, por Kabayel i ka kërkuar falje boksierit shqiptar duke thënë se nuk e kishte parë. /Sport Ekspres/