“Geri Çipi, Haxhi, Lala, Hasi, Skela, Tare”! Fakaj zgjedh 11-shen më të mirë të Kombëtares, ja se kë zgjedh në formacionin ideal

“Geri Çipi, Haxhi, Lala, Hasi, Skela, Tare”! Fakaj zgjedh 11-shen më të mirë të Kombëtares, ja se kë zgjedh në formacionin ideal

Fakaj ishte i ftuar në “Soccer Talk Podcast” që moderohet nga trajneri i njohur shqiptar, Skënder Gega. Në kujtimes e së shkuarës dhe duke prekur temat aktuale në futbollin shqiptar, Fakaj është ndalur edhe te Kombëtarja e Silvinjos, duke duartrokitur arritjet e brazilianit.

“Që ditën e parë erdhi me modesti dhe thjeshtësi. Tha se do të jetonte në Shqipëri, se do të ndiente ambientin dhe aromën e futbollit në vendin tonë. Ndërroi skemën, Reja luante me 3-5-2 e famshëm, që sa herë kishim thënë se nuk ishte i duhuri për Kombëtaren. Në kohën e Rejës futej Hysaj në krahun e majtë, për Asllanin thuhej se nuk ishte gati akoma.

Tani po luajnë të gjithë në vendet e tyre, kjo tregon shumë. Gjithashtu Silvinjo bëri bingo me dy gjetje, Asani dhe Mitaj, janë fantastik. Gjëja më kryesore, krijoi klimën, si lojtarët e stolit dhe ata në fushë, janë të kënaqur, kjo është baza në një Kombëtare. Kur i thua kështu me gojë, duken kaq normale, por problemi është se as Reja dhe as Panuci nuk mundën dot t’i bënin”, tha Fakaj.
Në fund të intervistës, Fakaj ka zgjedhur 11-shen më të mirë të kohës së tij te Kombëtarja dhe ka vendosur këtë formacion dhe këta lojtarë.

Foto Strakosha

Duro-Çipi-Vata-Haxhi

Lala-Hasi

Skela

Bogdani-Tare-Rraklli