Armando Broja nuk po merr minutat që priste te Fulhami. Marco Silva po i beson Munizit majën e sulmit, për shkak se ky i fundit po tregohet vendimtar me golat e shënuar. Trajneri portugez po merr rezultate pozitive në krye të Fulhamit, duke tërhequr edhe vëmendjen e klubeve të tjera të Premier League-s.
“GiveMeSport” raporton se Silva ka përfunduar në listën e dëshirave të West Ham-it. David Moyes-i rrezikon shkarkimin nga detyra dhe drejtuesit po punojnë për të gjetur pasardhësin e tij. Profili i Marco Silvës përlqehet së tepërmi nga klubi londinez, që dëshiron ta ketë në krye të pankinës. Gjithashtu, alternativë për stolin e West Hamit janë edhe Thomas Tuchel-i, Paulo Fonseca dhe Arne Sloti./Sport Ekspres/