Rei Manaj ka shënuar një tjetër gol me Kombëtaren dhe është shumë pranë thyerjes së rekordit të Bogdanit. I ftuar në Mega Sport që transmetohet në A2 CNN, Ilir Alliu, ndan një tjetër mendim sa i përket kësaj teme. Ai thotë se krahasimi nuk funksionon pasi kundërshtarët e Manajt dhe të Bogdanit kanë pasur tjetër koeficent vështirësie.
“Përpara të binte njëherë në 30 vite të luaje me Andorrën, tani luajmë 3 herë në vit me Andorrën, me Liteshtejnin sepse është tjetër sistem dhe ka aktivitete më shumë. është e lehtë të krahasosh, por nuk mund të krahasosh koeficentin e vështirësisë të golave që ka bërë Manaj tani me këto ekipe dhe me lojtarët e tjerë si Bogdani apo të tjerë.
Sot golat po realizohen me kundërshtarë që rrëshkasin dhe bien në tokë. Manaj është lojtar që po i erdhi topi me fytyrë nga porta të fik, por qe me shpinë nga porta, harroje atë punë. Nuk ka lëvizje natyrale rrëshqitëse për të marrë zonat, nuk ka shpejtësinë për të marrë pasin vertikal, nuk merr thellësinë, Manaj është lojtar zone që do lojtarë teknikisht të lartë në krahë që të mbushin zonën me shërbime për të”, tha Alliu. /Sport Ekspres/