Mançester Siti është për të 7-in vit radhazi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Një sukses i jashtëzakonshëm për “qytetarët”, që janë kampionët në fuqi të këtij turneu. Guardiola ka thënë pas kualifikimit të mbrëmshëm se klubi nuk besonte te fitimi I Ligës së Kampionëve në momentin kur ai u emërua trajner. Kreu i pankinës shpjegon suksesin e tij, të cilin e quan thjesht një proçes që kërkonte kohën e duhur për t’u zbatuar.
“Kur erdha te Mançester Siti, klubi nuk e besonte se mund të fitonim Ligën e Kampionëve. Është çështje kohe, një proçes. Shumë trajnerë nuk kanë kohë, por ne na dhanë kohë. Meritat i shkojnë klubit që e pranuan proçesin. Tani jemi një skuadër që beson se mund të fitojë Ligën e Kampionëve. Mund të garojmë me Realin e Madridit dhe me Bajernin e Mynihut. Jemi aty (në çerekfinale) për të 7-in vit radhazi dhe kjo është impresionuese”, ka thënë Pep Guardiola./Halit Delibashi-Sport Ekspres/